Spektakli më i madh i humorit “Portokalli” rikthehet këtë mbrëmje në ekranin e Top Channel. Sezoni i 46-të rikthen në krye të teatrit të “Portokalli” Agron Llakajn, që u ngjit në skenë si moderator, por edhe aktor, duke rikthyer disa nga rolet më të dashura. Krah tij në moderim është Kiara Tito, që vjen me një qasje tjetër përballë dashamirësve të humorit në sallë.