Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur optimist për rezultatin e ardhshëm politik, duke deklaruar se opozita është “e sigurt drejt fitores”. Berisha ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës, të cilën e ka cilësuar si “partia e krimit”. Ai është ndalur edhe te zhvillimet politike në vend, duke ironizuar situatën me shprehjen se “partia e krimit kalon nga një vilë e kuqe te tjetra”.