Top Channel/ “After Party” BBV3 bëri bashkë ish-banorët dhe VIP-at, çfarë nuk u pa gjatë festës
29/05/2024 08:59

“After Party” i Big Brother VIP 3 Albania ka bërë bashkë ish-banorët e këtij edicioni dhe ato të kaluara. Pjesë e festës kanë qenë fituesja Egla Ceno, finalistët Jul Deda, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi. Gjithashtu në festë morën pjesë edhe Meri Shehu, Roza Lati, Françeska Murati, Ervin Gonxhi dhe ish-banorë të tjerë. Ilnisa dhe Meritoni mbërritën bashkë në festë të dy të veshur me të zeza. Gjatë festës, Heidi dhe Juli janë parë shumë të afërt, duke lënë të nënkuptuar se miqësia e tyre e nisur brenda shtëpisë do të vijojë edhe jashtë. Heidi ka qenë shumë pranë edhe Bora Zemanit, të cilat janë parë duke kërcyer me njëra-tjetrën. Ajo është parë me syze në sy gjatë gjithë mbrëmjes, por ka treguar se i ka mbajtur për shkak të një problemi në sy.