Një stuhi tepër e fortë diellore, e cila ndodh vetëm një herë në 100 vjet po afrohet dhe mund të ketë një impakt shkatërrues mbi teknologjitë e ndryshme në Tokë. Një studim i ri paralajmëron se superstuhia nga ylli i sistemit tonë diellore, mund ta zhysë botën në një “apokalips” të internetit. Fusha magnetike e planetit i mbron banorët e tij nga erërat diellore duke i devijuar ato drejt poleve e duke krijuar aurorat e magjishme boreale.