9 pjesëtarë të një familjeje- përfshirë 6 fëmijë- u vranë nga sulmi amerikan me dronë që shënjestroi një makinë në lëvizje në një lagje rezidenciale të Kabulit, i tha një gazetari lokal të CNN një i afërm i viktimave. Shtetet e Bashkuara ndërmorën një sulm mbrojtës, duke vënë në shënjestër një person të dyshuar si kamikaze e të lidhur me Shtetin Islamik Khorasan, i cili përbënte një kërcënim urgjent për aeroportin.