Top Channel/ AfD synon fitore historike, lindja gjermane voton mes pakënaqësisë ekonomike
05/09/2026 12:26

Gjermania voton të dielën në Saksoni-Anhalt, ku AfD synon të marrë për herë të parë pushtetin rajonal. Diferencat ekonomike mes lindjes dhe perëndimit, pakënaqësia ndaj emigracionit dhe qëndrimet më të favorshme ndaj Rusisë po ndikojnë në një votë që shihet si test i rëndësishëm për politikën gjermane. Gjermania përgatitet për një provë të rëndësishme politike. Të dielën votohet në landin lindor të Saksoni-Anhaltit, ku Alternativa për Gjermaninë, AfD, synon një fitore historike dhe marrjen për herë të parë të pushtetit në nivel rajonal nga një forcë e ekstremit të djathtë në Gjermaninë e pasluftës. Më shumë se tre dekada pas ribashkimit, ndarjet mes lindjes dhe perëndimit vazhdojnë të ndikojnë fort në votë. Pas rënies së Murit të Berlinit, shumë ndërmarrje shtetërore në ish-Gjermaninë Lindore u mbyllën, duke shkaktuar papunësi dhe largim masiv të popullsisë. Edhe sot, pagat dhe kursimet në lindje janë mesatarisht më të ulëta, ndërsa qytetarët e këtyre landeve ndihen më pak të përfaqësuar në politikë dhe ekonomi. Në këtë klimë, mesazhet kundër emigracionit të AfD-së kanë gjetur terren, edhe pse lindja ka më pak banorë të lindur jashtë vendit sesa perëndimi. Nostalgjia për periudhën e Gjermanisë Lindore, e njohur si “Ostalgie”, është gjithashtu pjesë e debatit. Një tjetër element është Rusia. Në lindje mbetet më e fortë kërkesa për afrimin me Moskën dhe skepticizmi ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleancës transatlantike. Për qeverinë gjermane, rezultati në Saksoni-Anhalt mund të jetë një sinjal paralajmërues për të gjithë vendin, në një kohë kur pasiguria ekonomike dhe tensionet gjeopolitike po ushqejnë partitë protestuese.

Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08
Top News – ‘Shqipëria ka ecur përpara’. BE ‘flet shqip’ në Tiranë, ‘por rruga jo fushë me lule’
05/11 15:01
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40
Top News – ‘Duhet të ngremë zërin kur dhunohen politikanët’, thotë deputetja e PS, Iris Luarasi
05/11 13:39