Skuterët e vjetër Simson, dikur simbol i lirisë së të rinjve në Gjermaninë Lindore, janë shndërruar në një nga imazhet e fushatës së së djathtës radikale AfD. Ulrich Siegmund, kandidati kryesor i AfD-së dhe favorit në zgjedhjet e së dielës në Saksoni-Anhalt, është shfaqur vazhdimisht mbi këto motorë, madje ka udhëhequr edhe parada me qindra drejtues Simsonësh.