Në Galerinë e Arteve në Fier u çel ekspozita “Aether” e dy artistëve të talentuar fierakë, Arben Koliçi dhe Eduart Meço, një mbrëmje arti që solli pranë publikut dy qasje të veçanta krijuese, por të bashkuara në kërkimin e thelbit dhe reflektimit përtej dukjes. Të dy artistët shenjojnë histori suksesi të lindura në Fier, duke e kthyer krijimtarinë e tyre në një urë komunikimi mes qytetit, artit dhe dimensioneve bashkëkohore të shprehjes vizuale.