Një avion i vogël sportiv u ul në aerodromin e Gjirokastrës i drejtuar nga piloti italian Antonio Guzzo për të celebruar licensimin e pistës për fluturime sportive. Ka qenë një përpjekje gati 30 vjeçare e mbështetësve të kauzës së aeroportit, federatës së aeronautikës dhe instiucioneve vendore që mundësuan këtë projekt. Rimarrja e statusit aerodrom fushor u parapri nga punime intensive nivelimi dhe përshtatjeje të pistës për avionët e vegjël. Ndërsa gjatë muajve të fundit Autoriteti i Aviacionit Civil kreu verifikime për sigurinë dhe standardet.