Top Channel/ Adresa, deklarim me detyrim! Vendim i qeverisë: Fusni të dhënat në e-albania
15/07/2025 19:43

Çdo qytetar me vendbanim në Shqipëri do të ketë detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës nëpërmjet e-Albania. Me qëllim vërtetimin e adresës, qytetari duhet të ngarkojë një sër dokumentash në llogarinë personale në portalin qeveritar. “Për deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e vendbanimit apo të vendqëndrimit në rrugë elektronike (on-line), në portalin qeveritar “e-Albania” qytetari duhet të ngarkojë dokumentin e pronësisë së banesës, kontratën e qiramarrjes, të huadhënies, të përdorimit ose çdo dokument tjetër të ligjshëm, që provon vendbanimin ose vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar.” E njëjta procedurë do të zbatohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit, ku qytetarët do të duhet të ngarkojnë çdo dokument që provon vendbanimin. Të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi, që plotëson të gjitha elementet e adresës. Një përcaktim jepet edhe për qytetarët e dënuar në institucioent e paraburgimit apo dhe ata në inst. Shëndetësore. “Për shtetasit, që kryejnë dënimin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale apo qëndrojnë në institucionet e paraburgimit në pritje të vendimit gjyqësor për më shumë se 3 (tre) muaj dhe shtetasit që qëndrojnë pa ndërprerje në institucione shëndetësore për kurim mjekësor më shumë se 3 (tre) muaj, institucioni përgjegjës duhet të paraqesë, brenda 48 (dyzet e tetë) orëve pranë zyrës së gjendjes civile, listën emërore të tyre.” Ky vendim hyn në fuqi menjëher dhe përgjegjës për zbatimin e tij do të jenë një sër institucionesh .

Top Channel/ Berisha: Minimum jetik 200 euro, i vetmi vend ku euro ra me 35%
27/03 22:11
Top News – Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, pensionistët përdoren për fushatë elektorale
27/03 21:48
Top Channel/ Berisha gjatë konferencës: Ju garantoj, këto janë vetëm hapat e parë për…
27/03 20:23
Top Channel/ Berisha: Nuk ka një vend të dytë më të vjedhur dhe më keq të qeverisur se Shqipëria
27/03 20:23
Top Channel/ Dhëmbët dhe sëmundjet te fëmijët, mjekët: Biberoni shkakton karies
27/03 19:57
Top Channel/ Dhuna në familje në rritje, 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin
27/03 19:52
Top Channel/ “Kërcënojnë” importuesit: Nuk do marrim më naftë! Çmimet e Bordit, nën kosto
27/03 19:37
Top Channel/ Debat në RMV për burgosjen e Metës, zv.kryeministri: Po mbahet në qeli pa asnjë dosje
27/03 19:24
Top Channel/ Bardh Spahia në konferencë: Nuk duhet ofruara lëmosh pensionisteve por duhet…
27/03 19:18
Top Channel/ Ines Nurja në konferencë: Po largohet rinia, dhe kjo është një problem shumë i madh
27/03 18:59
Top Channel/ Drejtuesja e departamentit të statistikës në PD: Varfëria është ulur këmbe kryq te…
27/03 18:59
Top Channel/ Kryedemokrati: Për Ramën nuk ekzistojnë pensionistët në Shqipëri, por…
27/03 18:52
Top Channel/ Berisha: Shqipëria është vendi në Europë ku euro ka pësuar zhvlerësim
27/03 18:41
Top Channel/ “Pamundësi e mjekimit” Kryedemokrati: Shqiptarët varfërohen çdo ditë e më shumë
27/03 18:39
Top Channel/ Berisha në konferencë: Çmimet në këtë vend janë 10–20% më të larta se në vendet e…
27/03 18:38
Top News- Frika e përhapjes së tensioneve/ Bullgaria dyfishon shpenzimet për mbrojtje
27/03 18:28
Top News – Deputetët, 2 mln euro dieta. Kuvendi, miliona edhe për zyrat e shkarkimet e padrejta
27/03 16:48
Top News – Emigrantët, 1.1 mld euro në Shqipëri. Remitancat kapën nivele rekord vitin e kaluar
27/03 16:43
Top News – Saraiva u pagua 1 mln paund. Porositësit ofrojnë 500 mijë euro për vrasjen e vrasësit
27/03 15:38
Top Channel/ BE miraton ligjin “Gjadri”! Pranohet krijimi i qendrave për emigrantët e paligjshëm
27/03 15:17