Leonardo da Vinci, një nga mendjet më të ndritura të të gjitha kohërave, i ka zhytur kërkuesit në një përpjekje të ethshme për të zbuluar sekretet e gjenialitetit të tij në nivel genetic. Artisti, shpikësi dhe anatomisti Leonardo da Vinci ishte mishërimi i epokës së Rilindjes, por për zbërthimin e plotë të figurës së tij ka një pengesë të madhe: më shumë se 500 vjet pas vdekjes së Da Vincit në vitin 1519, ADN-ja e tij ka rezultuar pothuajse e pamundur për t’u gjetur.