Top Channel/ Administrata Trump ndal përkohësisht intervistat për viza në mbarë botën
26/08/2026 12:40

Administrata Trump ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të takimeve për viza në ambasadat dhe konsullatat amerikane në mbarë botën. Departamenti i Shtetit thotë se oraret po ndryshohen për shkak të trajnimit të zyrtarëve konsullorë, por nuk ka dhënë një afat për rikthimin e plotë të shërbimeve. Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar përkohësisht takimet për viza për aplikantët në të gjithë botën, në një kohë kur qeveria amerikane po ashpërson politikat e emigracionit. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit deklaroi se në të gjitha ambasadat dhe konsullatat e SHBA-së ka nisur një program global trajnimi. Për t’i krijuar hapësirë kësaj nisme, oraret e shërbimeve konsullore do të ndryshohen. Departamenti i Shtetit nuk dha hollësi për kohëzgjatjen e trajnimit apo për afatin e pezullimit. Sipas tij, qëllimi është që zyrtarët konsullorë të vlerësojnë në mënyrë të plotë dhe të njëtrajtshme aplikantët, përfshirë mundësinë që ata të varen në të ardhmen nga ndihmat publike amerikane. Aplikantë për viza emigrimi, të cilët kishin intervista të planifikuara në ambasadat dhe konsullatat amerikane, kanë marrë njoftime se takimet e tyre do të shtyhen. Ata do të informohen më vonë për datat e reja.

Top News – Dy të vdekur nga shpërthimi në Elbasan. Gjendet i pajetë 69 vjeçari, 10 të plagosur
05/11 10:33
Top News – Arrestohet ‘i forti’ i Saukut! U kap me armë e jelek antiplumb
05/11 10:05
Top Channel/ Gjyqi I themelit, Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO
05/11 10:03
Top Channel/ Qarkullonte me armë në rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari me precedentë penalë
05/11 09:09
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë, priten ekspertët e…
05/11 09:04
Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40