Ka bërë jehonë në mbarë botën publikimi i mbi 300 mijë faqe fotografish dhe provash të lidhura me Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale nga ana e Departamentit amerikan të Drejtësisë. Ky arkiv i gjerë përfshin dhe imazhe ku financieri i diskredituar dhe bashkëpunëtorja e tij prej vitesh, Ghislaine Maxëell, shihen duke u shoqëruar me figura të njohura publike, përfshirë ish-presidentin Bill Clinton dhe Michael Jackson.