Adamello, akullnaja më e madhe në Alpet italiane, po vdes ngadalë nga ngrohja globale. Shkenctarët nuk i japin më pak se një shekull jetë. Në një udhëtim vjetor nëpër Alpe, një grup shkenctarësh dhe aktivistësh mjedisor, eksploruan shpatet shkëmbore të masivit Adamello-Presanella, maja më e lartë e të cilit është mali Adamello në 3554 metra, për të dëshmuar nga afër efektet e ndryshimeve klimatike në akullnaja.