Aksioni i Prokurorisë së Posaçme në Universitetin Bujqësor ishte një tjetër çështje që përplasi në distancë, këtë të martë, liderët e dy partive kryesore në vend, Edi Rama dhe Sali Berisha. Menjëherë pasi SPAK njoftoi 24 masa për zyrtarët e universitetit, reagoi kryeministri Edi Rama, duke njoftuar një dëgjesë publike me Rektorin e këtij institucioni, mëngjesin e të mërkurës