Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se me marrëveshjen e fundit për çështjen e targave ka pranuar implementimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai në seancën e sotme të Kuvendit tha se cili është ndryshimi që ka sjellë kjo qeveria, e cila në fushatë thoshte që nuk e bën asociacionin, ndërsa sot në marrëveshjen e parë që e nënshkruan zotohet për implementim të tij.