Top Channel/ A po përpiqet Rusia të manipulojë zgjedhjet në SHBA?! Analiza e DW zbulon se…
11/09/2024 21:17

Që nga java e kaluar, autoritetet amerikane janë fokusuar në hetimin e një kompanie në shtetin amerikan të Tenesit. Thuhet se kjo kompani ka marrë dhjetë milionë dollarë nga televizioni shtetëror Russia Today për të “krijuar dhe shpërndarë përmbajtje me lajme të fshehura të qeverisë ruse për audiencën amerikane”. Konkretisht, paratë thuhet se janë përdorur për të prodhuar video që promovonin kryesisht narrativa të krahut të djathtë mbi tema të tilla si emigracioni, problemet gjinore dhe ekonomia përpara zgjedhjeve në SHBA në nëntor 2024. Këto video më pas u shpërndanë në mediat sociale nga disa influencues të krahut të djathtë që punonin për kompaninë në Tenesi – gjoja pa e ditur që videot ishin bërë me përfshirjen ruse. Videot në fakt thuhet se janë montuar dhe prodhuar nga dy punonjës të Russia Today. Pikëpamjet e shprehura në video ishin “shpesh në përputhje me interesin e qeverisë ruse për rritjen e përçarjeve brenda Shteteve të Bashkuara”, thuhet në aktakuzë. Qëllimi është “që të SHBA të dobësohet në përballjen me interesat ruse, për shembull në luftën në Ukrainë.” Rasti aktual ofron vetëm një pasqyrë të vogël se si me gjasa vepron Rusia për të ndikuar në zgjedhje – ndonëse vetë Moska rregullisht mohon çdo akuzë për ndërhyrje në zgjedhjet e vendeve të tjera. Midis 2020 dhe 2022, kjo thuhet se ka ndodhur në të paktën nëntë vende, ndërsa në 17 vende të tjera ka pasur “një nivel më pak të theksuar” të aktiviteteve në mediat sociale ruse, e kjo duhet të merret shumë seriozisht nga këto vende. Rusia është përpjekur të influencojë edhe zgjedhjet evropiane në qershor 2024. Mundësitë e keqpërdorimeve janë shumë të mëdha. Në zgjedhjet në një vend evropian në vitin 2020 u tha se aktivistët ishin të frikësuar. Në raporte thuhet se mediat shtetërore ruse kanë përhapur masivisht pretendime të rreme për mashtrimin e votuesve në disa zgjedhje demokratike në mbarë botën në vitet 2020 dhe 2021. Në të paktën një vend në Amerikën e Jugut, Moska gjithashtu ka përhapur dyshime masive për pavarësinë e zgjedhjeve. “Përdoren metoda të ndryshme: për shembull, sulme hakerash në të cilat publikohen dokumentet interne të politikanëve, të vërteta ose ndonjëherë edhe dokumente false, si në zgjedhjet e 2017-ës në Francë, shkruan DW. E ashtuquajtura “fushatë e dyfishtë” tregon saktësisht se si mund të duket kjo: elementi qendror janë “faqet e klonuara të mediave kryesore perëndimore”, si Spiegel, Washington Post, FoxNews dhe shumë të tjera, shpjegon Julia Smirnova. Këto faqe janë të ngjashme me faqet reale të mediave – përveç përmbajtjes. Artikujt e rremë janë postuar më pas në mediat sociale, ndonjëherë edhe në komentet e postimeve reale nga mediat e njohura. Qëllimi i ndërhyrjes ruse nuk është më vetëm përhapja dhe përforcimi i pozicioneve pro-ruse, për shembull në lidhje me luftën në Ukrainë. Ajo do të shkojë shumë më larg. Për të arritur këtë qëllim, partitë në periferi politike forcohen politikisht por edhe financiarisht. Që në vitin 2022, Washington Post raportoi për të paktën 300 milionë dollarë që janë dhënë në llogari të partive veçanërisht miqësore me Rusinë në mbarë botën, duke përfshirë edhe shtete më të vogla si Shqipëria, Mali i Zi, Madagaskari dhe Ekuadori. Sipas agjencive të inteligjencës amerikane, forcat e lidhura m eKremlinin përdorën edhe kompani të caktuara, grupe të ekspertëve dhe mjete të tjera për të ndikuar në ngjarjet politike – shpesh në dobi të grupeve ekstremiste të krahut të djathtë.

Top Channel/ Balta “përpin” edhe 579 turistë në Nepal pas rrëshqitjes së dheut
26/08 23:03
Top News – Izraelitët, spital për fëmijët e Gazës. Organizata ‘Natan’ ndihmon fëmijët palestinezë
26/08 23:00
Top News – Ndërron jetë Tim Curry. Komediani i horrorëve dhe klasiku ‘negativ’
26/08 22:30
Top Channel/ TikTok në telashe në Brazil! Gjobë miliona dollarë për shkelje të të dhënave
26/08 22:05
Top News – Hiqen sanksionet amerikane. SHBA fal snajperistin shqiptar në Siri
26/08 22:00
Top Channel/A po afrohet një Luftë e Tretë Botërore? Konfliktet që po bashkohen në një krizë globale
26/08 21:49
Top Channel/ “Lutemi që lufta të mos vijë këtu”, fshati bullgar në panik, largohen avionët amerikanë
26/08 21:47
Top Channel/ ‘Hëna e Përgjakur’, çfarë paralajmëron Eklipsi që ka frikësuar njerëzimin për shekuj?
26/08 21:46
Top Channel/ Rrjetet shqiptare të kokainës në Ekuador, media e huaj ‘zbërthen’ zanafillën e tyre
26/08 21:43
Top News -‘Ta pushtojmë Mykonos para Erdoganit’. Turku në krye të rrjetit të drogës në ishullin grek
26/08 21:30
Top News-Mijëra viktima nga i nxehti në Angli/ Ekspertët: Skandal kombëtar, të merren masa urgjente
26/08 21:00
Top Channel/ Meta do të paguajë 17.1 mld dollarë për akuzat mbi varësinë dhe të dhënat e fëmijëve
26/08 20:08
Top Channel/ E zbulon Trump: Shefi i CIA në Moskë për Ukrainën: Duam ti japim fund luftës
26/08 20:07
Top News – Pamjet tronditëse. Toka përpin gjithçka, përmbytjet lënë dhjetëra viktima
26/08 20:00
Nami në qeverinë Rama! Tronditen themelet, kush janë emrat që pritet të shkarkohen?
26/08 19:00
Top News – Ukraina dekoron Elon Musk / Nderi më i lartë shtetëror, do ‘më shumë Starlink’
26/08 15:40
Top News – Plas malarja në aeroportin e Frankfurtit/ Gjashtë punonjës të prekur, një ka humbur jetën
26/08 15:27
Top News – ‘Mjeshtri i arratisjeve’ kapet në Spanjë / Preu hekurat e dritares dhe zbriti me çarçafë
26/08 15:18
Top News – Tërmet, ortek e më pas përmbytje / Fshatrat fshihen nga faqja e dheut, qindra të zhdukur
26/08 15:14
Top Channel/ Izraeli mbështet presionin ekonomik të Trump, udhëheqjen iraniane e quan të egër
26/08 15:07