Në konferencën për mediat, kryeminsitri Edi Rama premtoi se me nismën e re, të gjithë shqiptarët do të japin mendimin e tyre për çështjen e “Open Balkan”. Por i pyetur nëse është shumë vonë për këtë pasi disa marrëveshje do të implementohen në janar, Rama tha se nuk është asnjëherë vonë për të marrë mendimin e njerëzve.