Paraqitja jo e njëtrajtshme, me pauza dhe e shkëputur e Joe Biden në debatin e së enjtes ushqeu menjëherë aludimet për një zëvendësim të mundshëm të tij si kandidat i Partisë Demokrate. Disa ligjvënës demokratë i dolën në mbrojtje, duke insistuar se një paraqitje e dobët nuk nënkupton fundin e kandidimit, është sidoqoftë teknikisht e mundshme që presidenti të zëvendësohet si kandidat i demokratëve