Kanë bërë apo jo check up? Ku dhe sa herë i kanë kryer këto kontrolle? Përmes këtyre pyetjeve SPAK ka marrë rrëfimin e disa qytetarëve të cilëve ju ishte dërguar fletëthirrje në cilësinë e dëshmitarit. Shtetasit e pyetur ishin që të gjithë nga qyteti I Elbasanit dhe siç ata treguan jashtë kamerave agjentët e BKH synuan të kuptojnë prej tyre nëse e kishin kryer apo jo kontrollin bazë shëndetësor.