A mund të na bëjë shiu më të lumtur? Një profesor britanik i psikologjisë thotë se moti që shpesh e konsiderojmë të keq mund të ketë efekte pozitive në shëndetin mendor dhe mirëqenien tonë. Për shumë njerëz, një ditë me shi është arsye për të qëndruar brenda, për të anuluar planet dhe për të pritur rikthimin e diellit. Por për profesorin britanik Trevor Harley, shiu, era e fortë, bora dhe stuhitë kanë një kuptim krejt tjetër. Ato janë kthyer në një burim qetësie dhe force, veçanërisht gjatë periudhave më të vështira të jetës së tij.