A jeni dakort që të ndërtohet një kullë tek Parku Rinia? Eshte pyetja që një grup prej 25 nismëtarësh, shumica demokrat kërkojnë ti nënshtrohet njeë referendumi lokal për të bllokuar ndërtimin e nje godine ridimensionale me shumë kate në zemër te kryeqytetit. Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD: Qyteti ka nevojë për parqe, qyteti ka nevojë për zgjidhjen e problemit të trafikut, ka nevojë për cilësinë e ajrit të pastër. Për fat të keq asnjë nga këto nuk po zgjidhet, thjesht po bëhen kulla vetëm për xhepin e Edi Ramës. Ka ardhur momenti që qytetarët të pyeten. Të pyeten a duan një kullë për qytetin e tyre apo duan një park më tepër.