Top Channel/ A do të përdorë Ukraina raketat perëndimore për të goditur Rusinë? SHBA pritet…
13/09/2024 20:44

Shtetet e Bashkuara sinjalizuan të enjten se mund ta lejojnë Ukrainën që të godasë me raketa në brendësi të Rusisë për të shkatërruar armët e vendosura nga Moska për të ndërmarrë sulme ajrore në të gjithë Ukrainën. “Do të përshtatemi sipas nevojës, përfshirë edhe mjetet që janë në dispozicion të Ukrainës për t’u mbrojtur në mënyrë efektive kundër agresionit rus”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një konferencë shtypi në Varshavë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj “gjithmonë” do të marrin parasysh nevojat e Ukrainës në fushën e betejës. Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha të enjten se Moska po përfitonte nga hezitimi i aleatëve perëndimorë të Kievit për ta lejuar Ukrainën të godiste më thellë në territorin rus. “Vonesa në këtë proces çon në zhvendosjen e këtyre objektivave ushtarake ruse më thellë brenda Rusisë”, tha Presidenti Zelenskyy. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë që e mbështesin Kievin e kanë kushtëzuar furnizimin e vazhdueshëm të Ukrainës me raketa duke kufizuar përdorimin e tyre në sulme brenda Rusisë. Një nga arsyet është frika e përhapjes së luftës mbi 30 mujore. Ukraina e ka sulmuar Moskën me dronë dhe ka goditur me artileri objektiva pranë kufirit Ukrainë-Rusi, por Presidenti Zelenskyy ka kërkuar vazhdimisht që aleatët e saj perëndimorë ta lejojnë Kievin të godasë objektivat ku Rusia ka raketat që përdor për të sulmuar territorin ukrainas. Rusia e ka shtuar valën e bombardimeve nga ajri gjatë pesë javëve të fundit në vend të përpjekjeve për të rimarrë territorin e saj të Kurskut të pushtuar nga forcat ukrainase gjatë një sulmi të befasishëm në fillim të gushtit. Sekretari Blinken foli të enjten së bashku me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radoslaë Sikorski, një ditë pasi ai dhe Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, u takuan me zyrtarët ukrainas në Kiev për të folur mbi gjendjen e luftës dhe ato që ata i konsiderojnë se janë nevojat e tyre imediate.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00