Top Channel/ A do të ndalet kandidati? Trump përballë akuzave, pritet të shqyrtohen të gjitha provat
31/03/2023 21:54

Tashmë ish-presidenti I Sheteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump po përballet me akuzat e rryshfetit në fushatën e vitit 2016-të. Hetimet janë përqëndruar në pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale, për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka patur me Trump. Juria e madhe në Manhatan i dha dritën jeshile ngritjes së aktpadisë ndaj tij duke e bërë ish presidentin e parë në historinë e SHBA-së që gjendet në një situatë të tillë. Trump, kandidati për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 kandidati, e cilësoi vendimin një gjueti shtrigash, dhe persekutim politik. Akuzat do të bëhen publike vetëm në momentin që Trump të paraqitet para gjykatësit, deklaratë e cila do të nxjerrë në pah më snumë detaje. Ekspertët besojnë se ish-presidenti mund të akuzohet edhe për falsifikimin e të dhënave të biznesit. ish-aktores se filmave pornografike Stormy Daniels I është bërë një pagesë prej 130 mijë dollarësh nga avokati i Trump, Michael Cohen. Një kosto e cila u mor nga Organizata Trump, e u regjistrua si shpenzim ligjor i kompanisë. Ish-prokurori federal Neamah Rahmani e sheh aktpadinë si një zhvillim historik, ndërsa mbi Trump rëndojnë edhe akuza të tjera. “Kjo është hera e parë që një ish-president akuzohet për një krim. Është e pashembullt. A do të ndjekin edhe prokurorët e tjerë, si prokurori i posaçëm Jack Smith, apo prokurorja e Qarkut të Atlantës Fani Ëillis, të njëjtin shembull dhe ta akuzojnë Donald Trump-in për krime më të rënda”, deklaroi ish-prokurori. Prokurorët deklaruan se po punojnë për të koordinuar dorëzimin e Trump, gjë që mund të ndodhë në fillim të javës së ardhshme. Ekspertet njoftuan se pritet të zhvillohet një seancë e shkurtër, ku ai do të njihet me akuzat, do t’i merren shenjat e gishtrinjve, do të fotografohet dhe më pas të lirohet. Ekspertët kushtetues shprehen se pavarësisht ngritjes së akuzave penale, kjo nuk do ta ndalojë Trump të kandidojë për president, madje edhe në rast dënimi të tij ai do ta merrte sërish detyrën nëse fitonte. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55