Top Channel/ A do të arrihet marrëveshja e paqes në Ukrainë? Trump: Jam i sigurt…
19/02/2025 18:20

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ndihet “shumë më i sigurt” për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas bisedimeve më 18 shkurt në Arabinë Saudite midis përfaqësuesve amerikanë dhe rusë. Trump bëri këtë koment pas përfundimit të bisedimeve në Riad midis sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, si dhe një delegacioni rus të udhëhequr nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov. “Mendoj se kam fuqinë për ta përfunduar këtë luftë”, u tha ai gazetarëve, duke folur në një konferencë për shtyp në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida. Ai tha se mund të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, këtë muaj dhe shtoi se nuk do ta kundërshtonte një lëvizje evropiane për të dërguar trupa paqeruajtëse në Ukrainë, një ide e diskutuar gjatë një samiti evropian në Paris më 17 shkurt. “Nëse duan ta bëjnë këtë, unë jam plotësisht dakord”, tha Trump, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për të kontribuar me trupa në asnjë kontingjent të dërguar në Ukrainë për të ofruar garanci sigurie. Ai gjithashtu hodhi poshtë shqetësimin e Ukrainës për mosmarrjen pjesë në bisedimet në Arabinë Saudite, duke përsëritur pretendimin e tij se, po të ishte president në vitin 2022, do të kishte arritur një marrëveshje me Rusinë për ta shmangur pushtimin. Trump shtoi se Ukraina duhet të mbajë zgjedhje, duke thënë: “Kjo nuk është diçka që vjen nga Rusia, por nga unë dhe nga shumë vende të tjera gjithashtu”. Zyrtarë të tjerë amerikanë kanë sugjeruar se Ukraina mund të zhvillojë zgjedhje pas një marrëveshjeje për armëpushim dhe se kjo do të ishte “pozitive për demokracinë”.

Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25