Top Channel/ A do ta fitojë Stambollin dhe Ankaranë? Të dielën testi i fortë për Erdogan
28/03/2024 18:13

Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit do të përpiqet të rifitojë disa nga qytete kryesore që i humbi pesë vjet më parë. Nëse opozita arrin të mbajë qytetet kryesore, kjo mund të shërbente për rigjallërimin e saj, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar. Në zgjedhjet e fundit vendore të mbajtura në vitin 2019, opozita e bashkuar fitoi bashkinë e kryeqytetit Ankara dhe të qytetit të rëndësishëm për tregtinë, Stambollin, duke i dhënë kështu fund qeverisjes 25-vjeçare të këtyre qyteteve nga partia në pushtet. Opozita pritet ta mbajë Ankaranë, ku kryebashkiaku Mansur Yavas, i konsideruar edhe si kandidat i ardhshëm për president, vazhdon të gëzojë popullaritet. Në Stamboll, anketimet tregojnë për një garë të ngushtë mes Ekrem Imamoglut dhe Murat Kurumit. Presidenti Erdogan ka vënë 47-vjeçarin Kurum, ish-ministër i urbanizimit dhe mjedisit, për të kandiduar përballë kryebashkiakut aktual Ekrem Imamoglu, që vazhdon të jetë një politikan popullor nga partia e qendrës së majtë CHP. Emri i tij vazhdon të përmendet si kandidat i mundshëm për president. Të dy kandidatët kanë premtuar projekte infrastrukturore në Stamboll për t’u dhënë godinave mbrojtje nga tërmetet dhe për të lehtësuar trafikun gjithnjë të rënduar të qytetit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24