Top Channel/ 98 përqind ‘duan’ t’i bashkohen ‘Nënës Rusi’. Lufta në një fazë të re rreziku
27/09/2022 19:03

Për pesë ditë me radhë ukrainasat në zonat jugore të , Kherson dhe Zaporizhzhia, dhe Donetsk dhe Luhansk në lindje, votuan nën kërëcënimin e armëve në një referndum të rrem që i kërkonte atyre nëse duan apo jo t’i bashkohen nënës Rusi. Rezultatet e bëra publike këtë të martë, tregojnë një shifër absurde, mediat ruse raportojnë se 98 përqidn e ukrainasve kanë votuar pro për tju bashkuar rusisë. Shba dhe perëndimi e ka bërë të qartë se nuk do t’i njohë këto rezultate, pasi vazhdimisht i ka cilësuar ato si mashtrim, e te manipuluara. Cuarja e kutive shtëpi me shtëpi nga ushtarët rus, ishte qartazi një një veprim shtrëngues sipas perëndimit, për të krijuar një pretekst ligjor për Rusinë për të aneksuar zonat. Putini tashmë është gati të shpallë aneksimin e katër territoreve të premten, kur edhe do të flasë në parlament. Pas këtij veprimi, lufta tani është në një fazë të re rreziku, pasi Moska më herët është zotuar t'u japë rajoneve të aneksuara të Ukrainës "mbrojtje të plotë", e cila mund të përfshijë gjithashtu përdorimin e arsenalit të saj bërthamor, pasi preteksti ligjor do t'i lejonte Putinit dhe Kremlinit të portretizonin çdo përpjekje ukrainase për t'i rimarrë ato si një sulm ndaj vetë Rusisë. Këtë deklarata bërthamore i rifreskoi këtë të martë, edhe Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë. "Le të imagjinojmë se Rusia do të detyrohet të përdorë armën më të fuqishme kundër regjimit ukrainas, që ka kryer një akt agresioni në shkallë të gjerë, që është i rrezikshëm për vetë ekzistencën e shtetit tonë," shkruante ai Telegram. . "Unë besoj se në atë rast NATO-ja do të tërhiqej nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë në konflikt." Shtetet e Bashkuara ndërkohë i kanë dënuar paralajmërimet bërthamore të Kremlinit si taktika frikësuese. Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, tha gjatë fundjavës se Rusia do të paguajë një çmim të lartë, nëse përpiqet të vërë në jetë kërcënimet e nënkuptuara për të përdorur armë bërthamore në konflikt. "Nëse Rusia e kapërcen këtë vijë, do të ketë pasoja katastrofike për Rusinë. tha ai për emisionin “Meet the Press” të televizionit NBC. Pamjet: AFP

Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23