Top Channel/ 97 deputetë kundër Ilir Metës/ Komisioni hetimor do drejtohet nga deputeti Alket Hyseni
07/05/2021 15:08

Parlamenti me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim i dha dritën jeshile ngritjes të komisionit hetimor për presidentin Meta. Ky komision ngarkohet që brenda 3 javëve, të argumentojë përmes një raporti të gjitha pretendimet se kreu shtetit me përfshirjen në fushatë elektorale shkeli kushtetutën. PËRBËRJA E KOMISIONIT HETIMOR “META 2” Alket Hyseni Kryetar Myslym Murrizi Nënkryetar Klotilda Bushka Sekretar Vasilika Hysi Anëtar Elena Xhina Anëtar Spartak Braho Anëtar Halil Jakimi Anëtar Nikolin Staka Anëtar Arlind Carcani Anëtar Ermonela Felaj Zëvendësues Xhemal Qefalia Zëvendësues Eugen Bojaxhi Zëvendësues Këtë komision të dytë hetimor ndaj kreut të shtetit do ta drejtojë socialisti Alket Hyseni me nënkryetar Myslym Murrizin. Në përbërje të komisionit janë edhe 4 anëtarë nga PS ndërsa nga opozita 3. Kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla i tha kuvendit se “ kurrë institucioni i Kryetarit të Shtetit nuk është përdhunuar në mënyrë kaq banale nga askush më parë, në këto 30 vite”. “Procedura për shkarkimin e Ilir Metës është një detyrim sa moral aq edhe kushtetues i Kuvendit, për ti hequr një orë e më parë turpin nga vetja dhe nga emri i Shqipërisë dhe për t’ia lënë turpin në derë atij që e ka. Skandalet publike të Ilir Metës me thirrjet për dhunë dhe me qëndrimin turpërues ndaj SHBA, aleatit strategjik të Shqipërisë, makthet e tij se SHBA do ta vrasë me raketë në Malin me Gropa, krahasimet apo vendosja përballë e aeroplan-mbajtëseve ruse, koreano-veriore, si alternativë ndaj SHBA janë të mjaftueshme që Komandanti i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura të dalë me urgjencë, menjëherë në lirim menjëherë”, tha ai. Në këtë tentativë të dytë shkarkimi socialistët janë të vendosur që deri në mesin e muajit korrik ta nxjerrim njeriun e votuar prej tyre nga zyra e presidentit. Propozimi i pritshëm i për shkarkim, votuar nga parlamenti për presidentit, do të jetë një ndër testet më të rëndësishme në të gjithë historinë e gjykatës kushtetuese shqiptare e kthyer funksionale pas debateve të forta mes shumicës qeverisëse dhe presidentit. Sido që të jetë vendimi kushtetueses socialistët përsëri do ta kenë përballë Ilir Meten si brenda apo jashtë pallatit presidencial.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56