Top Channel/ 880 emigrantë në ditë, rekord i ri në Angli. 15 gomone dhe varka zbarkuan në brigje
19/06/2024 19:27

Më shumë se 880 emigrantë me 15 gomone e varka të vogla kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar brenda një dite të vetme përmes La Manshit, një rekord i ri ky që shton presionin mbi kryeministrin Rishi Sunak përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 4 korrikut, në një kohë kur çështja e emigracionit të paligjshëm është prej pikave më të nxehta të kësaj fushate. Shifrat e fundit të Home Office përbëjnë totalin më të lartë ditor që nga tetori 2022, kur mbi 1.000 klandestinë hynë në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar brenda një dite. Dhe kjo, pikërisht në një kohë kur qeveria e Sunak ka ndërmarrë masa njëra pas tjetrës me shpresën të frenojë fenomenin që mund t’i kushtojë shtrenjtë në zgjedhje. Në mesin e këtyre masave është edhe ndalimi i bërë emigrantëve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe për të aplikuar atje për azil, ndërsa është diskutuar gjatë çështja e dëbimit në Ruanda, nismë kjo e cila ende nuk është vënë në zbatim. Në mbi gjashtë vitet e fundit, gati 130 mijë emigrante kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar përmes La Manshit. Home Office thotë se po “vazhdojnë të punojnë ngushtë me partnerët francezë për të parandaluar kalimet e paligjshme dhe për të shpëtuar jetë.” Shumë sondazhe opinione tregojnë se zgjedhjet e përgjithshme të 4 korrikut mund t`i japin fund 14 vitesh qeverisjeje të Partisë Konservatore në Angli.

Top Channel/ Paralizohet Italia, sot i gjithë vendi në grevë: Bllokohet transporti e shëndetësia!
20/11 12:24
Top News – Putin fton liderët evropianë në Moskë /‘Gati’ për bisedime për fundin e luftës në Ukrainë
20/11 12:10
Top News – Garanci si të NATO-s për Ukrainën…Rusia kundërshton idenë amerikane: E papranueshme
20/11 11:59
Top News – Punonjësit bëhen milionerë brenda natës / Anthropic bëhet publik, ‘paguheshin’ me aksione
20/11 11:55
Top News – Hakmerret Putin, goditen 3 ura në Kiev/ Breshëri raketash balistike e dronësh mbi Ukrainë
20/11 11:50
Top News – Trump shpërthen kundër Evropës…pas takimit me Putin: ‘Mos mbështesni më Ukrainën’
20/11 11:45
Top Channel/ Anthropic nuk qetëson bursat: “Flluska” e AI-t, tërmet në tregjet financiare globale!
20/11 11:19
Top Channel/ Samiti në Kinë, ekspertët: Rikthim politik për Putin, Xi konsolidoi pozitat globale!
20/11 11:18
Top Channel/Një ditë pas samitit të paqes, Putin bombardon urat e Ukrainës: Polonia në alarm!
20/11 11:18
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, bota flet për paqe por sulmet shtohen
19/11 23:22
Top Channel/ Trump “presion” BE: Mjaft hodhët miliarda për një luftë
19/11 23:20
Top News- Bombardimi i urës së Krimesë/ Putin zotohet për përgjigje ‘të dhimbshme’ ndaj Ukrainës
19/11 23:00
Top News- Skenarë për sulme të reja amerikane/ Trump për Iranin: Do të shohim pas 1 janarit
19/11 22:57
Top Channel/ Anthropic trondit Wall Street! Vlerësohet më shumë se SpaceX
19/11 22:48
Top News- Refuzohet ‘Jalta 2.0’,Evropa i del kundër Trump, Putinit e Xi: Ukraina s’negociohet pa ne!
19/11 22:48
Top Channel/ “Ndihem budalla”! Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët
19/11 22:33
Top Channel/ Pse Shtëpia e Bardhë konfiskoi telefonat e gazetarëve në Air Force One?
19/11 22:29
Top Channel/ Alarm në Skoci, policia kërkon ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë!
19/11 22:26
Top News- Putin paralajmëron Ukrainën dhe BE: Bëni kompromis ose do të përballeni me realitet të ri
19/11 22:09