Një 87 vjeçare nga Korça u gjet e pajetë në banesën e saj 3 ditë pasi kishte ndërruar jetë. Ka qenë një prej fqinjeve e cila kujdesej për të që e ka gjetur të pajetë. Fqinjët tregojnë se gruaja gjatë kohëve të fundit kishte probleme shëndetësore ndërsa pohojnë se ajo jetonte vetëm pasi fëmijët i kishte në Greqi.