Projektligji i hartuar nga qeveria për trajtimin financiar të artistëve, është kundërshtuar nga këta të fundit, që dolën këtë të hënë me një deklaratë publike. Ata kërkojnë rrëzimin e projektligjit që parashikon trajtim financiar për akrobatët, balerinët dhe valltarët në moshën 47-vjeçare dhe në moshën 57-vjeçare për këngëtarët.