Tetëdhjetë e tre vjet pas fundosjes, në thellësinë 96 metra të detit Jon është zbuluar, pothuajse e paprekur, një nga anijet më të rralla luftarake gjermane të Luftës së Dytë Botërore. Bëhet fjalë për “Leichte Schnellboot 6”, ose LS 6, një motovedetë e lehtë siluruese e marinës gjermane, e ndërtuar prej alumini për të qenë sa më e lehtë dhe e shpejtë. Sipas të dhënave të deritanishme, ajo është e vetmja anije e këtij tipi që është ruajtur në botë. Kërkimet nisën në vitin 2013, pas informacioneve të gjetura në arkivat ushtarake gjermane për një mjet të Kriegsmarine-s, i cili ishte zhdukur në shtator të vitit 1943 mes Lefkadës dhe Prevezës.