Në Varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë”, në Kllogjer të Bashkisë Konispol, u përkujtua 82-vjetori i gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë. Ceremonia u organizua nga Bashkia Konispol dhe mblodhi përfaqësues të institucioneve, shoqatave çame, politikës, si dhe qindra pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.Te pranishmit nderuan kujtimin e mijëra shqiptarëve të Çamërisë që humbën jetën gjatë ngjarjeve tragjike të vitit 1944, ndërsa në fjalët përshëndetëse u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe angazhimit për çështjen çame.