Në tre vitet e fundit janë tranferuar nga burgjet angleze në ato shqiptare për të vijuar vuajtjen e dënimit vetëm 13 të burgosur shqiptarë. Gazeta The Sun on Sunday të cilës i referohet Top Channel i ka kushtuar një shkrim kësaj cështje ku thotë se "marrëveshja me vlerë 8 milion shtërlona, mes qeverisë angleze dhe asaj shqiptare, synonte transferimin e 200 të burgosurve". Por sipas kësaj gazete burime nga Ministria e Drejtësisë në Tiranë i kanë treguar se "është mundësuar vetëm tranferimi 13 personave".