Në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, në Tiranë u zhvilluan sot homazhe me rastin e 79-vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit italianë dhe gjermanë. Në to, morën pjesë krerët e lartë të vendit, presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit, përfaqësues të Trupit Diplomatik si dhe qytetarë e veteranë, që mbajtën fjalime, vendosën lule dhe kurora para monumentit “Nëna Shqipëri”.