Japonezët përkujtuan 78-vjetorin e shkatërrimit të qytetit të Hiroshimës nga bomba bërthamore që hodhën Shtetet e Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore. Në ceremoninë e zhvilluar, zyrtarët japonez kritikuan shtimin e prodhimit të armëve bërthamore nga disa shtetet ndërkohë që vazhdon agresioni rus në Ukrainë. Kryeministri, Fumio Kishida, u zotua se do të bëj çmos që kjo kategori armësh të mos përdoret më kurrë.