7 tetorin e dy viteve më parë, edhe ajo pak qetësi relative që sundonte në Gaza, do të zhdukej prej një akti të vetëm: Në atë që Hamasi e trumpetoi si sulmin më të madh e të mirëoganizuar kundër shtetit hebre, lufëtarët e tij dhe grupe të tjera terroriste çanë kufirin e blinduar të Gazës dhe nisën sulmin në Izrael, duke vrarë rreth 1200 vetë dhe duke pengmarrë 251 të tjerë në territorin e vogël palestinez.