Top Channel/ 7 të plagosur nga dy aksidente në Gjirokastër
12/07/2026 23:13

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente rrugore të ndodhura brenda pak orësh në akset Gjirokastër–Tepelenë dhe Tepelenë–Memaliaj. Aksidenti më i rëndë u regjistrua rreth orës 17:10 në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë kthesës së Viroit. Sipas të dhënave paraprake, një motomjet me targa greke, i drejtuar nga Jorland Koçi, është përplasur me një kamion me targa AB236YG, që drejtohej nga Edlir Kore. Dyshohet se drejtuesi i motomjetit ka hyrë në korsinë ku po qarkullonte kamioni. Si pasojë e përplasjes, ai ka mbetur i plagosur rëndë në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Grupi hetimor ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Pak më vonë, një tjetër aksident u shënua në aksin Tepelenë–Memaliaj, pranë daljes së qytetit të Tepelenës. Një automjet tip Volkswagen me targa AA743KM, i drejtuar nga Dritan Bektashi dhe që lëvizte nga Gjirokastra në drejtim të Tepelenës, u përplas me një automjet Fiat me targa AB928KF, që udhëtonte në drejtimin e kundërt. Nga përplasja mbetën të plagosur pesë persona: drejtuesi i automjetit Volkswagen dhe katër shtetas të huaj që udhëtonin me automjetin Fiat. Të lënduarit janë transportuar në spital, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48