Shfaqja “7 minuta” e Stefano Masinit është ngjitur në skenën e teatrit të Korçës me regjinë e Driada Dervishit. 11 punonjëse te një Fabrike Tekstili, duhet të zgjedhin nëse do të pranojnë kërkesën e punëdhënësve të tyre për të shkurtuar pushimin me 7 minuta, një kërkesë që ato e shohin me plot dyshime dhe që i ndan në grupe.