7 mijë trupa të tjera ruse mbërritën të mërkurën në kufirin me Ukrainën, thotë një zyrtar i lartë i administratës amerikane, cka dëshmon qartë sipas tij, se pretendimet e Moskës për tërheqjen, janë të rreme.S`ka largim”, pohoi dhe sekretari i shtetit Antony Blinken për ABC. “Putini mund ta tërheqë këmbëzën në cdo moment, mund të tërheqë sot, nesër, javën që vjen.