Mungesë bashkëpunimi dhe mosrealizim i kërkesave të veteranëve të luftës: Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, kritikoi ashpër qeverinë Kurti, dhe u ankua se organizata që drejton nuk ka pasur takime apo diskutime me ekzekutivin në detyrë. Ai u ndal veçanërisht te trajtimi shëndetësor i veteranëve, duke bërë të ditur se dhjetëra prej tyre janë të prekur nga kanceri. Guxati theksoi se institucionet e Kosovës e kanë detyrim ligjor të kujdesen për kategoritë e dala nga lufta, përfshirë veteranët dhe invalidët e luftës.