Në kuadër të sensibilizimit mbi rrezikun që sjell mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, dhe për penalitetet e ashpra që parashikon Kodi Penal i vendit tonë, për këtë veprimtari kriminale, shtetasi Rr. B., 65 vjeç, ka njoftuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, për një rast të tillë, dhe shërbimet kanë shkuar menjëherë në banesën e tij, në fshatin Bicaj.