Për të 65-ën ditë radhazi, protestuesit u mblodhën në sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku mbahen fjalimet. Kërkesat e protestuesve vazhdojnë të jenë po ato: dorëheqja e kryeministrit dhe formimi i një qeverie teknike.