Muzeu Kombëtar i Pavarësisë mbush 60 vjet. Si fillim u hap në vitin e largët 1936 dhe pas çlirimit të vendit u shndërrua në muze historik. Në 28 nëntor 1962 mori statusin e Muzeut të Pavarësisë ndërsa sot është muzeu i dytë kombëtar në vend. Godina ku u mblodh qeveria e shtetit të parë shqiptar ekspozon dokumente dhe informata të rëndësishme mbi shpalljen e Pavarësisë.