Javën që vjen mbushen plot 60 vjet që kur filloi ndërtimi i Murit të Berlinit. Kjo pengesë prej betoni ndau Lindjen dhe Perëndimin për 28 vjet dhe u bë simbol i errësirës dhe shtypjes diktatoriale dhe më pas i rrëzimit të sistemit komunist. Më 13 gusht 1961, trupat e Gjermanisë Lindore filluan të mbyllnin sektorin lindor të Berlinit me tela me gjemba dhe blloqe betoni. Por me kalimin e kohës pengesa u përforcua duke rrethuar gjithë Berlinin Perëndimor.