Një shtëpi e trashëguar prej brezash, një ndërtim i ngritur pas viteve ’90 apo një tokë e përdorur prej vitesh, por pa një dokument pronësie. Këto janë disa nga rastet që Kadastra së fundmi përmes nismës derë më derë synon të trajtojë duke verifikuar dhe më pas regjistruar pronat që plotësojnë të gjitha dokumentacionet përkatëse.