Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01/2025 22:02

6 ton kokainë dhe 6 milionë euro u sekuestruan pas shkatërrimit të një rrjeti të trafikut të drogës. Sipas Europol nga një hetim që përfshiu Bullgarinë, Kolumbinë, Kosta Rikën dhe Panamanë, nisur në qershor të vitit 2022, u zbulua se anëtarët e rrjetit ishin shtetas nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja, të cilët organizuan trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendi i origjinës në Evropë. Sipas Europol secili prej anëtarëve të organizatës mori rol të ndryshëm brenda zinxhirit të trafikut të drogës. "Anëtarët shqiptarë, me qendër në Dubai, vepruan si investitore dhe siguruan financat e nevojshme për të paguar prodhuesit për dërgesat nga Kolumbia", thotë Europol, ndërsa shtetasit kolumbianë trajtonin dërgesat nga Kolumbia në Evropë, shtetasit bullgarë, kolumbianë dhe spanjollë mbikëqyrnin marrjen dhe shpërndarjen e mëtejshme të drogës. Nga hetimet policore, sipas Europol, ka rezultuar se anëtarët e rrjetit u fshehën në një kontejner për të hyrë fshehurazi në port dhe me ndihmën e punëtorëve të korruptuar nxorrën kokainën gjatë natës. Europol thotë se anëtarët e rrjetit pastronin të ardhurat nga krimet e tyre dhe sipas policisë rrjeti kriminal kishte kapacitet për të marrë deri në një ton kokainë në javë. Në tetor 2024, autoritetet kapën 4.1 ton kokainë në Panama, me destinacion Spanjën, në lidhje me këtë rrjet. Sipas Europol rrjeti dyshohet se është i lidhur me konfiskimet e kokainës me një total prej rreth gjashtë tonësh. Gjithashtu, autoritetet e zbatimit të ligjit kishin sekuestruar edhe dy ton kokainë në Spanjë që nga fillimi i hetimeve. Në rezultatet e aksionit, të realizuar në tre faza, midis dhjetorit 2024 dhe janarit 2025 Europol thotë se janë kryer 22 arrestime në Spanjë si dhe 27 bastisje shtëpish. Europol thotë se krahas sasive të drogës sekuestroi 6.5 milionë euro cash, 35 automjete, përfshirë 8 makina luksoze (vlerësuar rreth 2.5 milionë euro), orë luksoze dhe stoli ( vlerësuar rreth 1.5 milionë euro) 48 armë si dhe 53 llogari bankare të ngrira nëpër banka.

Top Channel/ Xham të thyer dhe të përhapur kudo, protestuesit sulmojnë selinë e PS
18/10 15:41
Top Channel/ Sulmohet selia e PS-së, një person brenda godinës: A ka mundësi të largoheni
18/10 15:40
Top News- Trafik armësh drejt Maqedonisë / Arrestohet ‘taksisti’ në doganën e Bllatës
18/10 15:16
Top Channel/ Dhuna, reagon Kisha ortodokse. Kryepeshkopi Joani: Vetëpërmbahuni
18/10 15:11
Top News- Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS, tensione dhe përplasje me efektivët e policisë
18/10 15:10
Top News- Tensione të Rruga e Durrësit, efektivët shtyjnë fotografin
18/10 15:09
Top Channel/ ‘Protestuesit hedhin gurë drejt PS, tensionohet situata, policia ndërhyn dhe…
18/10 15:03
Top News – ‘Kapëm armë në protestë, nxorrëm RENEA’, policia sqaron vendimin
18/10 15:03
Top Channel/’Mos e kalo vijën e sigurisë’, polici shtyn një reporter te Rruga e Durrësit, i dalin…
18/10 14:58
Top Channel/ ‘Anës sofrës i pangrënë, anës dijes i panxënë’, protestuesit me mesazhin e Nolit në…
18/10 14:51
Top Channel/Vazhdon protesta, protestuesit marshojnë sërish, tymi mbulon rrugën pas djegies së…
18/10 14:47
Top News- Rrethet e bëjnë pushim të dielën/ Asnjë protestë, qetësi në pjesën tjetër të vendit
18/10 14:47
Top Channel/ Protestuesit spostohen te 9-katëshet, djegin koshat e mbeturina dhe bllokojnë…
18/10 14:38
Top Channel/ Gjendjet i pajetë 50-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur
18/10 14:32
Top News – Pse doli RENEA në rrugë? Policia: Kapëm armë mes protestuesve
18/10 14:29
Top Channel/ Policia ngre alarmin: Pas thirrje për vrasjen e efektivëve, RENEA doli në terren…
18/10 14:23
Top Channel/ Protesta te Ministria arsimit, protestuesit kontrollojnë ambulancën për gazlotsjellës
18/10 14:23
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top Chanenl/ Tensionohet situata te Ministria Arsimit/ Policia hedh gazlotsjellës, shoqëron disa…
18/10 14:02
Top Channel/ Dita e 6 e protestës, protestuesit pajisen me kokore, heqin pllakat e trotuarit…
18/10 13:55