Top Channel/ 6 tentativa për të hyrë në Britani, i riu nga Kukësi: “Do ta provoj prapë”!
16/01/2023 18:10

6 tentativa të dështuara për të emigruar në Britani të Madhe nuk kanë mjaftuar që ta zbrapsin një 28 vjecar nga Kukësi, të identifikuar nga REL vetëm me inicialet V.H. – që ta provojë sërish. I riu rrëfen se po përpiqet të mbajë gjallë biznesin e tij të vogël në Kukës, të cilin e hapi pasi nuk kishte alternativë tjetër për të mbijetuar. Ky, megjithatë, i duket një mision i vështirë, pasi gjendja ekonomike në Shqipëri është rënduar, thuhet në artikull, ku citohen dhe të dhënat e Institutit të Statistikave që e rendisin Kukësin si qarkun më të varfër në Shqipëri. V.H. thotë se fitimet nga biznesi i tij janë të pamjaftueshme. Ai ka provuar disa herë të largohet ilegalisht nga Shqipëria me gomone, përmes Kanalit të La Manshit apo Kanalit Anglez, drejt Britanisë. Dhe, pavarësisht tmerrit që thotë se ka kaluar, sërish do të ishte i gatshëm ta bënte rrugën e njëjtë, në të njëjtën formë. Rrugëtimi i tij për kërkimin e një jete më të mirë nisi tetë vjet më parë, fillimisht në Gjermani. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se për shkak të njohurive që kishte në gastronomi dhe falë ndihmës së bashkatdhetarëve të tij, nuk e pati të vështirë të gjente punë. Por, gjithçka ndryshoi me shpërthimin e pandemisë COVID-19, në vitin 2020, kur u detyrua të kthehej në Shqipëri. Sapo u liruan masat kundër pandemisë, emigroi sërish pasi sic thotë, e kishte të pamundur ta mbante familjen me një pagë shteti prej 36 mijë lekësh apo rreth 310 euro. Atëherë ishte nisur drejt Francës me qëllimin të kalonte në Britani, ku kishte dëgjuar nga miqtë se është më e lehtë të gjesh një punë dhe paguhet më mirë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50