Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë, ku sipas informacioneve paraprake janë dëgjuar rreth 6 të shtëna me armë zjarri. Pas incidentit, tre adoleshentë janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.