Gjashtë të plagosurit nga shpërthimi në Lushnjë janë nisur drejt spitalit të Traumës. Në ndihmë po vijnë dhe mjekë nga spitali i Fierit dhe Beratit, bashkë me autoambulanca. Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve, ndërsa ajo që dihet deri më tani është se deputeti Bujar Çela po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.